Aksident me vdekje në Tiranë

Një burrë ka humbur jetën këtë të hënë në kryeqytet rreth orës 16:30, në rrugën “Ymer Kurti”.

60 – vjeçari me iniciale A.E lëvizte me një Mercedes Benz, kur humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një automjet që ndodhej i parkuar pranë.

Fatkeqësisht 60 – vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Në njoftimin e saj, Policia e Tiranës sqaron se paraprakisht dyshohet se viktima ka pësuar infarkt.