Ambasadori Zhbogar, mysafir i parë i Zaevit (VIDEO)

Pas gati dy vjet në periudhën e ndaluar deri të ndërtesa e qeverisë, sot qytetarët mund të lëvizin lirshëm nëpër oborr. Që nga ky mëngjes janë hapur portat, dhe i ftuari i parë i kryeministrit Zoran Zaev ishte ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar.

Nuk ka asnjë informacion zyrtar nëse gardhi do të hiqet krejtësisht e cila u vendos në shtator të vitit 2015 me kërkesën e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Kryeministri Zaev në konferencën e sotme ndërkombëtare për energjinë tha se së pari do të rishikohet ligji për furnizime publike, dhe në këtë mënyrë mund të hiqet gardhi.

“Ka krijim të bukur në mesin e qytetarëve prej shtyllave të betonit të bëhen ulëse të bukura, por të presim që arkitektët dhe inxhinierët të japin mendimin e tyre. Qëllimi ynë është që qeveria te jetë e hapur për të gjithë “, tha kryeministri Zaev.