Arrestohet mjeku në Shkup, në kabinet i gjenden 30 mijë euro në shtatë valuta të ndryshme

Policia e Shkupit ka ngritur pasdi penale kundër drejtorit të Neurokirugjisë në Shkup, A.Ç. (57), për shkak të marrjes së mitos.

Ai më 26 maj, nga babai i një paciente 13 vjeçare ka kërkur drejtpërdrejt 1.000 euro për një ndërhyrje kirurgjike. Babai i 13 vjeçares e ka paraqitur rastin në polici pasi ka siguruar mjete për shërim të vazjës së vet në Gjermani, shkruan Gazeta Lajm.

A.Ç. është arrestuar nga policia, kurse gjatë kontrollit në kabinetin e tij janë gjetur 24.890 euro, 4.477 dollarë amerikanë, 2.250 frënga zvicerane, 65 dollarë australianë, 170 kuna të Kroacisë, 60 levë të Bullgarisë dhe 4.700 denarë. Gjatë kontrollit të kryer në shtëpinë e tij i janë konfiskuar 10.000 euro, 10.000 denarë dhe dokumente mjekësore për të cilat ai nuk ka pasur dëshmi se prej ku vijnë.