Ushtria e Sirisë gjatë një operacione të ri në qytetin Dara dhe në rajonet rreth tij, ka çliruar disa pjesë të kampit të refugjatëve dhe kanë spastruar atë nga terroristët.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ushtria e Sirisë ka filluar operacionet kundër grupit terrorist Fronti Nusra dhe kundër grupeve të tjera terroriste në qytetin Dara në jug të Sirisë dhe në rajonet rreth tij dhe në fazën e parë të avancimeve të veta, ka çliruar disa pjesë të kampit të refugjatëve në perëndim të qytetit Daraa.
Ushtria e Sirisë në ditët e kaluara dislokuar forca dhe pajisje të mëdha luftarake në Daraa dhe grupet terroriste kanë shprehur shqetësime për këto veprime të ushtrisë siriane. Ndërkohë, grupet terroriste që veprojnë në jug të Sirisë, kanë formuar një shtab operativ të përbashkët në qytezën Al-Naimi në veri të Dara për të luftuar kundër forcave të ushtrisë së Sirisë.
