Kriza financiare dhe ajo greke e tronditën valutën e përbashkët evropiane. Për të penguar skenarë të tillë në të ardhmen, zgjerimi i planifikuar i eurozonës po vërehet më me vëmendje.
Sipas marrëveshjeve evropiane si Komisioni Evropian ashtu edhe Banka Qendrore Evropiane po verifikojnë, se sa i përmbushin kriteret e vendosura shtetet që duan të hyjnë në eurozonë. Aktualisht asnjë nga vendet kandidate, Bullgaria, Çekia, Kroacia, Hungaria, Polonia, Rumania e Suedia nuk i plotësojnë kushtet.
Por debati aktual brenda eurozonës të le të kuptosh, se ka edhe shtete anëtare të saj që nuk i plotësojnë kriteret. Pierre Moscovici, eurokomisioneri i BE për financat e përmbledh kështu: “Problemi i eurozonës sot është se nuk kujdeset për konvergjencën si duhet mes shteteve anëtare”, tha ai në prezantimin e planeve të reja për reformat në eurozonë.Deri në vitin 2025 duhet sipas Moscovicit të jenë bërë pjesë e euros të gjitha vendet e BE.
Kjo tingëllon qetësuese për vendet aspiruese, që shpresojnë nga reformat e reja edhe ndihma për aderimin në eurozonë. Edhe pse aderimi nuk po ecën sipas planit dhe debatet në vendet përkatëse janë të forta, objektivi nuk ka ndryshuar. Edhe pse në tre vende juglindore, përkrahja ka rënë.
