Artan Grubi
Shumë pak shqiptar ndjejnë nevojë që t’a urojnë KH Vardar për këtë sukses të madh dhe historik, shpalljen kampion të Evropës.
Pa dashur që të bëhëm Party Breaker, arsyeja qëndron në atë se në cdo ndeshje të mundshme, qoftë me PSZH, qoftë me Barcelonën ose me Miravcin, këndohet “Shqiptarët e mallkuar”, “Shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë”, “Maqedoni e pastër”, etj.
Tradicionalisht, në të gjitha sportet, Vardari është rivali më i madh i krenarisë sonë Shkupi, por pa marrë parasysh atë, ky sukses është me vlerë dhe duhet të urohet. Shpresoj që ky sukses do të sherbejë si nxitës për të larguar ato marrëzira si dhe politikën nga tribunat.
Urime edhe për Shkupin dhe Zajazin gjithashtu.
