Nënkryetarja e LSDM-së Frosina Remenski, do të jetë nënkryetare e Kuvendit , mëson Focus.
Ajo është përmendur edhe si kandidate e mundshme në disa pozicione në ekzekutiv në fushën e sigurisë, megjithatë, sipas informacioneve, ajo definitivisht do të ngelet në pushtetin ligjvënës në vend.
Më herët si kryeparlamentar është zgjedhur Talat Xhaferi nga rradhët e BDI-së, i cili sipas praktikës së deritanishme në Kuvend, përkrah Remenski, duhet të cetë edhe një nënkryetar nga rradhët e VMRO-DPMNE-së opozitare. Një gjë e tillë me siguri nuk do të ndodh pasi duke pasur parasysh se partia më e madhe opozitare nuk e njëeh zgjedhjen e Talat Xhafrit si kryekarlamentar dhe thotë se zgjedhja e tij ka qenë në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e punmës në Kuvend.
