Ja pasuria e Talatit me shokë

Kryetari aktual i Kuvendit, Talat Xahferi posedon shtëpi në Forinë me vlerë pothuajse 179.000 еuro, banesë prej 46 metrash katrorë në Shkup, e vlefshme 35.000 еuro, veturë Audi A4 dhe rrogë të bashkëshortes prej 17.000 denarësh. Në fletën e re anketuese, nga pozita e deputetit, Xhaferi ka paraqitur edhe një veturë me vlerë prej 2.000 еurosh, si pronë e fëmijëve, mirëpo edhe dy kredi prej 26.500 еurosh dhe 550.000 denarësh.

Sadulla Duraku, ministër i mjedisit jetësorKomisioni për antikorrupsion disponon me fletën anketuese të ministrit aktual për mjedis jetësor, mirëpo nga pozita e kryetarit të komunës së Likovës. Kështu, sipas të dhënave, Duraku si pronë personale ka paraqitur vetëm një veturë të tipit Audi А4 në vlerë prej 20.000 еurosh dhe librezë devizore të kursimit me 9.000 dollarë. Prona e patundshme që është paraqitur si pronë e përbashkët gjendet në Likovë, dhe me këtë rast në fletën anketuese janë paraqitur: tokë bujqësore me vlerë 40.000 еuro, dy oborre dhe dy shtëpi, njëra me sipërfaqe prej 410 metrash katrorë dhe e dyta me sipërfaqe prej 260 metrash katrorë – me vlerë të përbashkët të paraqitur prej 95.000 еurosh. Ministri Duraku ka paraqitur edhe një traktor të vlefshëm rreth 6.000 еuro, që është paraqitur si pronë e prindërve.

Bardhyl Dauti, PDSH.

Sipas asaj që e ka paraqitur në fletën anketuese, Dauti posedon vetëm një veturë me vlerë prej pothuajse 5.000 еurosh dhe në emrin e tij ka një kredi prej 657.648 denarësh. Prona tjetër, shtëpia prej 200 metrash katrorë në Xhepçisht me vlerë të paraqitur prej 100.000 еurosh, toka bujqësore me vlerë prej 24.300 еurosh dhe hapësira afariste janë paraqitur në emrin e prindërve të tij.

Deputeti Dauti, si anëtar i Këshillit komunal të komunës së Tetovës, në fletën e parë anketuese ka paraqitur edhe rrogë prej 28.400 denarësh, mirëpo tani në fletën e re anketuese është ajo që risi është se shtëpia prej 80 metrash është rritur në 200 metra katrorë, ndërsa është rritur edhe sasia e tokës bujqësore.

Zijadin Sela, deputet i LR PDSH-së

Gjithçka që është theksuar në fletën anketuese të Selës është paraqitur si pronë personale. Kështu, deputeti Sela posedon shtëpi në fshatin Livadhi të Strugës prej 300 metrash katrorë me vlerë prej 80.000 еurosh, tokë bujqësore me vlerë të paraqitur prej 33.000 еurosh dhe pyll në vlerë prej 60.000 еurosh. Sela vozit automobil të tipit Jaguar me vlerë të paraqitur prej 6.000 еurosh. Sela në llogarinë për transaksione ka paraqitur 3.262 еuro dhe kredi prej 10.000 еurosh.

Afrim Gashi, Besa

Si pronë personale, Gashi ka paraqitur dy llogari për transaksione pa para në to, automobil me vlerë prej rreth pesë mijë eurosh, ndërsa në emrin e bashkëshortes, stoli në vlerë prej 120.000 denarësh. Në fletën anketuese është paraqitur edhe pronë e patundshme, mirëpo në emrin e prindërve: banesë prej 60 metrash katrorë në Shkup, tokë, shtëpi, si dhe pension të prindërv. /Portalb/