Kryetari i New York-ut, Bill de Blasio, shtroi iftar për 250 persona në rezidencën Gracie Mansion, të cilin e hapi bashkëshortja e kryetarit, Chirlane McCray, duke i përshëndetur mysafirët me “Selam Alejkum”.
Ajo më tutje tha se “kjo është shtëpia juaj e popullit”, duke theksuar se ky është iftari i katërt me radhë që po e organizojnë në shtëpinë e tyre.
“Ky organizim i iftarit ka për qëllim të përçoj një mesazh për botën”, tha McCray.
Edhe kryetari i metropolit amerikan, në fjalimin e tij iu drejtua mysafirëve me “Selam Alejkum”, duke thënë se ka pasur shumë persona që kanë shprehur dëshirë të jenë këtu të bashkëpunojnë me muslimanët, transmeton dunyabulteni.
Në fund ai falënderoi sponsorin kryesor të iftarit, Ali Baba Terrace, që është një restaurant turk, e cila këtë iftar e sponsorizoi për hir të dëshmorëve të tentim puçit – i cili ndodhi me 15 korrik të vitit të kaluar.
Ish – kryetari i New York-ut, Michael Bloomberg, pati vendosur kamera vëzhguese ne xhami të New York-ut, por me ardhjen në krye Blasio i pati dhënë fund vëzhgimit të xhamive, madje kishte futur dy Bajramet, në listën e festave zyrtare të këtij shteti.
© KosovaPost.net Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
