Luka Modric po kalon një ndër momentet më të mira në karrierën e tij, teksa të shtunën u kurorëzua sërish kampion i Europës me Realin. Futbollisti kroat gjatë një interviste për mediat e vendit të tij ka zbuluar se strategu i Realit kishte gjetur pikat e dobëta të italianeve.
“Zidane dhe stafi i tij gjetën dobësinë e mbrojtjes së Juventus, kështu që gjatë javës, në përgatitje për finalen, ne praktikuam skemat e udhëzuara.
Mbrojtja e Juve-s është e aftë kur vjen puna për krose, por jo kur vjen puna për pasime të ulëta.
Në këtë aspekt punuam dhe në këtë mënyrë kemi shënuar tre gola. Urime trajnerit për atë detaj, i cili ishte kyç në finale”, shprehet Modric për Sportske Novosti.
