Teuta Arifi në Poroj: Lumi ka shkaktuar dëme të konsiderueshme (FOTO)

Sot rreth orës 17:00 si pasojë e reshjeve të shumta të shiut në pjesën e bjeshkëve mbi fshatin Poroj, ka vërshuar lumi në këtë fshat duke sjellur një sasi të konsiderueshme të prurjeve dhe baltës me çka është bllokuar rruga regjionale Tetovë-Jazhincë e cila është jashtë fusnksionit dhe e njëjta nuk është e kalueshme për autmjetet dhe qytetarët.

Nuk ka humbje në njerëz dhe në pronat e qytetarëve, por janë evidentuar dëme të konsideruehme kryesisht në tokat bujqësore, infrastrukturën rrugore përreth shtratit të lumit, si dhe në rrjetin e ujësjellësit brenda në fshat. Menjëherë pas daljes së lumit nga shtrati ka interveniur me automjete dhe njerëz njësia për shpëtim pranë NJKTZ, si dhe njësitë e Sektorit për punë të brendshme në Tetovë të cilët kanë bërë sigurimin e zonës si dhe rregullimin e komuniukacionit, duke i drejtuar automjetet në rrugët alternative.

Deri në pastrimin e prurjeve nga lumi rruga Tetovë-Jazhincë në hyrjen e fshatit Poroj do të jetë jashtë funskionit andaj bëjmë thirrje deri te qytetarët që për qarkullim të përdorin rrugën lokale Trebosh-Xhepçisht. Pas konstatimit të gjendjes në pikat kritike, Komuna e Tetovës formoi shtabin e emergjencës për menaxhim me situatën e sapokrijuar, me çrast janë sjellur përfundimet si vijon: - Si pasojë e prurjeve te mëdha të dheut është dëmtuar sistemi i ujësjellësit në fshat, me çrast gjysma e fshatit ka ngelur pa furmizim me ujë të pijshëm. Ekipet e NPK Tetova, seksioni Ujësjellësi dhe kanalizimi janë urdhëruar që të marrin masa urgjente për sanimin dhe vënien në funskion të rrjetit të ujësjellësit në fshat. - Janë evidentuar dëme të konsiderueshme në tokat bujqësore, si dhe dëmtime të shtratit të lumit, rrugëve anësore, si dhe të dy urave të drurit brenda në fshat. -

Komuna e Tetovës do të kërkojë nga Qeveria e RM-së, të marrë masa të shpejta për sa i përket normalizimit të situatës duke angazhuar institucionet kompetente shtetërore, për të intervenuar me maqineri në pastrimin e plotë të shtratit të lumit, duke filluar prej brenda fshatit e deri në rrjedhën e lumit në hyrje të fshatit Ratajë. - Të formohen komisione qeveritare për vlerësimin e dëmeve në bujqësi, infrastrukturë dhe pronat private të qytetarëve, që të mund të vijojë edhe procesi i dëmshpërblimit të tyre. -

Gjitashtu Qeveria të përgadisë studim fizibiliteti me të cilin do të parashiheshin masa afatmesme dhe afatgjate për evitimin dhe minimizim të pasojave nga vërshimet e mundshme në të ardhmen, që nënkupton rekosntruim të plotë të shtratit të lumit, ndërtimin e urave të reja brenda në fshat si dhe urës kryesore në rrugën regjionale Tetovë-Jazhincë, si dhe ndërtim të digave parandaluese përgjatë rrjedhës së lumit mbi fshatin Poroj me çka do të ngadalësohej rrjedha e shpejtë e këtij lumi i cili edhe nël të kaluarën ka dëmtuar dhe rrezikuar banorët e këtij fshati.

Vlen të theksohet fakti se shkaku i pastrimit të mirë dhe të plotë të shtratit të këtij lumi nga vërshimet e vitit 2015, u parandalua dhe evitua paraqitja e dëmeve më të mëdha për sa i përket shtëpive dhe pronës së banorëve, me çrast këtë herë lumi vërshoi vetëm në rrjedhën e poshtme të tij, respektivisht në rrugën regjionale Tetovë-Jazhincë dhe jo brenda fshatit.

FOTO: https://www.facebook.com/pg/teutaarifiofficial/photos/?tab=album&album_id=1734684336572445