Profesor, ne Ju kujtojmë…. (1948-2016), i lindur në Sellcë të Tetovës
/Nga arkivi i revistës “Shqiptarja” nr.5.2010/11/
Shefqet OSMANI
Janë shumë ngushëllime që vijnë nga anë të ndryshme të Evropës dhe deri nga Amerika e largët 11 në emër të të mësuesit Abdylbaki Bajrami. Ngushëllime vijnë nga shokë, nxënës, nga prindërit e ish nxënësve;
Profesor Baki Bajrami është e do mbetet një traditë pozitive e hershme që po përpiqemi të gjithë ta rikthejmë dhe ta pasurojmë atë. Ai ishte një shembull eksperience në punë, i njohur në Pollog dhe më gjerë. Çfarë e bëri të dallueshëm nga të tjerët profesor Baki Bajramin, e shohim të arsyeshme të flasim për këtë mësuese, pasi brenda personalitetit dhe formatit të tij ka diçka që jo kushdo e posedon në arsim. Ndoshta kështu i shërbejmë më mirë edhe evidentimit të disa vlerave të mësuesit të suksesshëm, disa prej të cilave kushdo mund t’i përqafojë dhe kushdo mund të ndjekë shembullin e përparuar të këtij mësuesi. Arsyet që na bëjnë të shkruajmë për të dhe të flasim me përgjegjësi, janë të shumta. Ndër më kryesoret veçojmë:
-Profesor Baki Bajramin e kemi njohur nga afër, pasi kemi qenë nxënës të tij. Ishte mësues që bënte diferencën. Ai ecte me mendimin se teknikat dhe procedurat metodike dhe në
tërësi mësimdhënia e suksesshme nuk arrihet kurrë, nëse nuk lexon e studion në mënyrë sistematike, nëse nuk merr pjesë në kurse kualifikimi dhe nëse nuk e ke të qartë se ku do të arrish me nxënësit dhe me ç’rrugë e forma do ta bësh një gjë të tillë.
Ai kishte aftësi të veçanta për ta menaxhuar klasën. Kjo nuk ka të bëjë me lëndën, pasi ka edhe mësues të tjerë të matematikës, që nuk e arrijnë një gjë të tillë. Ai e arriti këtë me disa elementë të tjerë të përparuar metodikë, didaktikë e psikologjikë.
Kurrë nuk bënte diferencime mes nxënësve, pavarësisht nga formimi që kanë si individë dhe si grupe. Jo vetëm kontrollontejepte njohuri, por i bënte nxënësit pjesë aktive të mësimit dhe i motivonte ata për çdo sukses që arrijnë, pavarësisht nga madhësia e tij. I vlerësonte vazhdimisht dhe kishte aftësi psiko-pedagogjike e sociale t’u krijojë atyre mendimin dhe besimin se të gjithë mund të ecin, nëse përqendrohen dhe angazhohen në mësim. Asnjëherë nuk i ofendoi njeri, por ju jepte shtytje drejt suksesit.
Së fundi, ajo që është edhe më e dalluese tek mësues Baki Bajrami, është rezultati dhe formimi, i cili lidhej me ndjenjën e lartë të përgjegjësisë për punën, për arritjet e nxënësve sidomos në momente vendimtare për jetën e tyre, si në provime të detyruara dhe ato me zgjedhje, si dhe në fakultete.
Lavdi për mësuesin e dijes dhe të sakrificës, Abdylbaki Bajrami!
