Analisti Qenan Aliu shpreh habinë e tij nga mënyra se si bisedonin BDI-ja dhe Aleanca për Shqiptarët (APSH) për parimet me Zaevin dhe si po bisedojnë tani, kur po ndahet “kulaçi”.
“Për çudi, BDI-ja dhe APSH-ja për parimet e qeverisjes me manadatarin Zoran Zaev bisedonin veç e veç, ndërsa për kolltuket e funksioneve si duket po kordinohen truç, vesh më vesh bashkërisht edhe atë me kalkulator në dorë. Madje interesante, kalkulatorin më të sofistikuar po e përdor kryeplaku dhe lideri progresiv i RDK-së me çelësin në dorë!”, shkruan Aliu.
