Modelja dhe këngëtarja e njohur Afërdita Dreshaj, ka kohë që për fansat e saj nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor.
Ajo tani është shndërruar në një turiste së bashku me të dashurin e saj çek, Jakub Kindi.
Por t’i harrojmë për pak pushime e tyre
Afërdita dhe Jakubi së fundmi tregojnë se kanë blerë një veturë super luksoze.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Afërdita përmes një fotografie që ajo ka postuar në profilin e saj në Instastory.
Çifti i shumë përfolur kanë blerë një Ferrari.
“Vetura jonë e re”, kishte lënë mbishkrim Afërdita.
Ndryshe çifti i njohur kanë qenë së fundmi për pushime në San Francisko.
Ata madje kishin vizituar edhe burgun e Alcatraz, i cili ka kohë që është shndërruar në muze.
