Chelsea e City interesohen për Sandron, Juve kërkon 50 milionë

Alex Sandro ka befasuar të gjithë me paraqitet te Juventusi në sezonin 2016/17.

Sipas La Stampa për anësorin brazilian ka shfaqur interesim Chelsea dhe Manchester City.

Por, Zonja e Vjetër i ka befasuar me përgjigje duke i kërkuar atyre 50 milionë euro.

Në 43 paraqitje në sezonin 2016/17 në të gjitha garat Sandro ka shënuar tre gola dhe ka asistuar shtatë herë.

Sandro është transferuar te Juve nga Porto në vitin 2015.