Hysaj: Jam i lumtur në Napoli

Italian Soccer Serie A - Milan vs Napoli - Milano - San Siro Stadium - 04/10/2015 Elseid Hysaj - napoli - fotografo: Fabrizio Forte

Mbrojtësi shqiptarë e ka mohuar një largim të mundshëm nga skuadra napolitane.

Hysaj po kërkohet nga kampioni gjerman Bayern Munich dhe gjiganti anglez Arsenal.

“Në Napoli jam shumë mirë dhe dua të qëndroj. Është një qytet fantastik dhe skuadra luan një futboll të madh”.

“Në sezonin e ardhshëm do të përpiqemi për të fituar diçka, pastaj do të flasim përsëri”, ka thënë Hysaj.

Hysaj te Napoli u transferua nga Pescara në vitin 2015.