Interi pritet të jetë shumë aktiv gjatë afatit kalimtar të verës
Dështimi i Interit këtë sezon në Serie A ka bërë që pronarët e klubit, Suning Group, ta hapin zemrën.
Sipas Premium Sport, pronarët kinez të Interit janë gati të shpenzojnë 90 milionë euro për dy yje të Fioretinës.
Fjala është për dy sulmuesit Federico Bernardeschi dhe Nikola Kalinićin, përcjell Gazeta Express.
Por, nga Interi pritet të ketë edhe largime. Së paku 5-6 lojtarë do të largohen nga Nerazzurtë gjatë verës.
Në mesin e tyre pritet të jetë edhe yjet si: Marcelo Brozović, Ivan Perisic e Éver Banega. /Express/
