Ja çka u vendos sonte nga mbledhja e Qeverisë për vërshimet në Poroj

Qeveria e Republikës së Maqedonisë sonte mbajti seancën e tretë, në të cilën janë marrë vendime për sanimin e dëmit nga përmbytjet në rajonin e Tetovës nga vërshimet më 5 qershor.

Siç është konstatuar në seancën e sontme, janë formuar komisione nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Ujrave dhe Mjedisit, të cilat në bashkëpunim me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe komuna e Tetovës në ditët e kaluara kanë konstatuar kushtet e terren, pas së cilës është thirrur menjëherë sonte seancë e Qeverisë që sa më shpejt të intervenohet për të ndihmuar njerëzit e prekur nga pasojat e motit.

Në seancën e sontme të Qeverisë sonte, është informuar se ka një sedimentit të rërës dhe tokës prej rreth 70.000 metra kub në rrugën regjionale Tetovë – Jazhincë, në Poroj, dhe se është e nevojshme sa më shpejt të pastrohet.

Për këtë qëllim janë angazhuar Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe komuna e Tetovës që menjëherë të iniciojnë procedurat për pastrimin e sedimenteve në këtë rrugë të frekentuar dhe i nevojshëm për qytetarët e këtij rajoni, në të cilën qeveria ka rekomanduar të ndihmojë edhe ARM-ja.

Gjithashtu në mbledhjen e Qeverisë u informua se nga përmbytjet në rajonin e Tetovës janë prekur 50 hektarë tokë bujqësore.

Qeveria ka autorizuar Ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Ujrave për të nisur procesin e mbledhjes e kërkesave nga fermerët për dëmet, pas së cilës komisionet do të shkojnë në terren për të inspektuar dëmet dhe shumën e fondeve të nevojshme për kompensimin e tyre.