Këto ditë në Tetovë dhe Gostivar mund të vërejmë gra dhe fëmijë të mitur, por edhe burra të moshuar që ulen në trotuare apo janë në lëvizje, nga agimi deri në mbrëmje vonë lypur pranë objekteve fetare apo tregjeve.
Disa prej tyre vijnë shpesh edhe në objektet hotelierike dhe në objekte të tjera publike dhe shumë ngjitës dhe ndonjëherë edhe pa fije turpi dhe duke provokuar, duke kërkuar të holla nga mysafirët ose të punësuarit.
Departamenti i Punëve të Brendshme në Tetovë, në koordinim me institucionet e tjera kompetente, ka marrë masa të vazhdueshme për të trajtuar këtë devijante sociale, fenomen asocial dhe edhe një herë na përkujton se lypja është kundër ligjit dhe për këtë vepër penale kundër rendit publik ka një gjobë prej 15 deri në 50 euro.
Prindërit, të cilët do ti përfshijë direkt fëmijët e tyre në lypje ose në ndonjë mënyrë tjetër do të përballet me përgjegjësi penale, që është e dënueshme me burgim prej së paku pesë vjet.
Departamenti i Punëve të Brendshme në Tetovë në të ardhmen do të forcojë aktivitetet parandaluese dhe aktivitete tjera që synojnë pranimin dhe më vonë edhe kujdesin, veçanërisht për fëmijëve të përfshirë në lypje, dhe nëpërmjet të bashkëpunimit të ngushtë me institucionet kompetente lokale do të merren masa adekuate.
