Ministri i ri i shëndetësisë, Arben Taravari gjen kohë edhe për pacientët e tij. Ai këtë ka vazhduar ta praktikojë, duke theksuar se nuk mund ti lë pacientët.
“S’kam shumë ditë që kam filluar punë si ministër i Shëndetsisë. Jeta ime ka marrë një dinamikë të re, por ajo që nuk do doja dhe nuk do lejoj të ndodhë është ndryshimi i kujdesit tim ndaj shëndetit dhe pacientit.
Për këtë arsye për disa orë do të kthehem sërish në një neurolog që punon në repartin neurofiziologjik.
Më ka marrë malli për pacientët e mi, dhe nuk mund t’i le pa kontrolluar, kostumi i ministrit nuk mundet dhe nuk është e drejtë të më marrë uniformën e mjekut…Unë do të jem i përkushtuar padyshim në ministrinë ku punoj, por njëherë në javë do të përpiqem me çdo kusht të jem mjek që viziton, diagnostikon dhe me fat e kurajo i shëron, më të dashurit e profesionit të tij, që janë Pacientët! Uroj që pacientët të më kthehen në miq të shëndetshëm, që përpiqem bashkë me mua për një shtet më të mirë.”, ka theksuar Taravari.
