Në debatin me gazetarët në TVM, kryeministri Zoran Zaev, është pyetur nëse është e vërtetë se Artan Grubi mund të jetë kreu i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), dhe Zoran Verushevski të vijë në krye të Drejtori i Byrosë për Siguri Publike (BSP).
Ai ka refuzuar të flasë për emra dhe tha se po zhvillohen debati në lidhje me këto dy drejtori të MPB-së.
Ai tha se është duke u zhvilluar debate nëse në këto pozita duhet të vijnë figura politike apo profesionistët nga shërbimi.
Po ashtu kryeministri Zaev tha se mund të propozohet një shqiptar që të udhëheqë me postin e Drejtorit për Siguri dhe Kundërzbulim.
“Në fund unë shpresoj që të mbizotërojë opsioni i fundit. Ka mbështetës në atë që me DSK-në duhet të drejtojë një shqiptar, ka edhe nga ata që besojnë se profesionistët nga shërbimi dhe ekspertë pa asnjë njollë e zezë duhet të vijnë në këto funksione. Unë jam anëtari i grupit në një debat që mendon se duhet të jenë profesionistë, veçanërisht DSK”, tha Zaev.
