Zaev: Ndonjë prej ministrave mund të jetë i përfshirë në Rastin e Kumanovës

Në intervistën me gazetarë nga të gjitha mediat nacionale, kryeministri Zaev tha se ndonjë prej ministrave të tij mund të jetë i përfshirë në Rastin e Kumanovës. Zaev tha se ky rast bashkë me rastet e tjera duhet të zbardhen për shkak të dyshimeve të shumta të opinionit, por i pyetur nëse është i sigurt se ndonjë prej ministrave të tij nuk është i përfshirë në këto raste, pasi edhe vetë kishte përmendur emrat e disa prej tyre, ai tha se nuk është i sigurt dhe këtë duhet ta tregojnë hetimet.

Zaev gjatë kohës kur ishte opozitë deklaronte se Sadulla Duraku është takuar me pjesëtarët e grupit të Kumanovës para incidentit dhe mund të jetë i përfshirë në organizimin e tij.