Ne nuk synojmë të shpenzojmë paratë e qytetarëve për rrënimin e monumenteve të “Shkupi 2014”, por unë dua të paktën një fasadë të “zhvesh”, tha kryeministri Zoran Zaev në debatin e sotëm me gazetarët.
“Ajo është vetëm dëshira e personit, por nuk kam ndërmend të shpenzoj paratë edhe për rrënimin apo zhvendosjen e monumenteve. Kam premtuar numratorin që të rroturohet në çdo para të vjedhura dhe se ai do të vendoset kur do të ketë aktgjykimi të parë se paratë janë shpenzuar në një mënyrë kriminale”, tha Zaev, transmeton Tetovasot.
Në pyetjen se cili do të jetë fati i “Mercedesit” të shtrenjtë që e bleu Gruevski, Zaev tha se ai nuk ka ndërmend të vozitet me të, po as ndonjë ministër.
“Shuma e Mercedesit ka qenë 580.000 euro, nëse e shesim tash nuk do të kushtojë më shumë se 440.000 euro. Me shumë gjasa do ta shfrytëzojmë për delegacione ndërkombëtare. Ai është lënë në garazh, i shkatërruar, i shqyer nga macet. Shpresoj se ministri i Punëve të Brendshme sa më shpejtë do t’i thërrasë gazetarët që të shohin gjendjen e Mercedesit”, tha Zaev.
