Zekolli: BDI i frikohet BESËS 60%, Aleanca 40%

Hyrja e koalicionit BDI-Aleanca për pjesëmarrje në Qeveri pa ndonjë marrëveshje paraprake ishte komentuar dhe kritikuar nga ekspertë të shumtë. Tanimë kur palët bisedojnë për ndarjen e posteve në eshalonin e dytë dhe të tretë, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët janë të interesuar që të marrin sa më shumë poste, me qëllim të punësimit të sa më shumë aktivistëve partiak.

Bile, ish diplomati Arsim Zekolli, thotë se e gjithë kjo bëhet pasi jaranët koalicioniues, siç i quan ai BDI-në dhe Aleancën, kanë frikë nga Lëvizja BESA. Sipas Zekollit, përqindja e ndarjes së drejtorive, përshkruan frikën që këto parti kanë ndaj BESËS, prej nga del se BDI 60% frikohet nga BESA, ndërsa Aleanca për Shqiptarët 40%.

“Perqindje ne ndarje postesh qe perafersisht pershkruan intenzitetin e friges te jaranave koalicionues nga Besa.
“BDI dhe Aleanca ndajnë drejtoritë 60 me 40 %”
#ZiadinRadikali”