Arsim Sinani: Qëndrimet e Zoran Zaevit për Kosovën janë të papranueshme dhe të palogjikshme

“Qëndrimi i Zoran Zaevit lidhur me Kosovën është I papranueshëm, I palogjikshëm, I rrezikshëm për të ardhmen e vendit. Kjo lajthitje nuk do pranohet nga shqiptarët dhe do ti kundërvihemi me të gjitha mjetet demokratike”, – ka shkruar analisti Arsim Sinani, raporton Almakos.

Ndryshe, Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, mbrëmë në pyetjet e gazetarëve nuk është distancuar nga deklarata e tij dhënë për mediat Serbi se “Kosova është zemra e Serbisë”, raporton Almakos. Madje, Zaev ka përsëritur atë që tha muaj më parë për televizionin serb N1: “Kosova nuk do të fitojë votën e Maqedonisë për anëtarësim në UNESCO”. Në intervistën e parë në RTVM si kryeministër, Zaevi përsëriti kritikat se Maqedonia ka gabuar vitin e kaluar që votoi “për” anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, ndërsa tha se, kësaj radhe – Qeveria e re do të jetë neutral.

VIDEO: https://www.facebook.com/Almakos1/videos/1709704382403740/

https://www.facebook.com/Almakos1/videos/1658151854225660/