City zyrtarizon Ederson, portieri më i shtrenjtë në histori

Manchester City më në fund ka kompletuar transferimin e portierit Ederson nga Benfica. Klubi anglez ka zyrtarizuar marrëveshjen me “gardianin”, për të cilin është paguar një shumë prej 40 milionë eurosh.

Në dy sezonet e fundit ai ka luajtur me Benficën, ndërkohë që klubi portugez bleu atë që prej vitit 2009 dhe më pas e ka huazuar te Ribeirao dhe Rio Ave, për ta kthyer më pas në skuadrën e parë.

Ai është blerja e dytë për këtë sezon për skuadrën e Guardiolës. Ederson është portieri më i shtrenjtë në historinë e futbollit me 2.3 milionë euro më shumë se Buffon.