Qeveria e re si sfidë serioze para vetes ka procesin e vështirë dhe afatgjatë për departizimin e institucioneve dhe përmirësimin e sundimit të së drejtës, vlerësojnë akademikët dhe profesorët në vend.
Për profesoreshën Besa Arifi, hapi i parë duhet të jetë vendosja para përgjegjësisë e të gjithë personave që paraprakisht në institucione kanë kryer vepra penale dhe abuzim të detyrës.
Edhe pse departizimi nuk mund të ndodhë shpejt, kjo nuk do të thotë se nuk duhet të veprohet menjëherë, konsideron kryetari i Akademisë së Shkencave, Taki Fiti.
Ai konsideron se qeveria duhet të veprojë në tre drejtime, në sistemin gjyqësor, sundimin e të së drejtës dhe sistemin e dobët të arsimit.
“Institucionet janë të dobëta që nga fillimi i tranzicionit e deri më sot, me atë që kohëve të fundit ka përkeqësim, partizim, institucione të kapura, suptituim të funksionit të tyre kyç dhe rolit të partive në pushtet, përzierje të madhe të politikës gjatë veprimit si dhe është rrënuar pavarësia dhe mëvetësimi i tyre”, tha Taki Fiti, akademik.
Ish kryetari i parlamentit Stojan Andov vlerëson se duhet të ketë më shumë debate shkencore që të ndihmohet qasja e legjislacionit dhe raporti me organizimin partiak të shtetit.
“Ne tani ballafaqohemi me pasoja të cilat kanë ndikuar që e ardhmja e Maqedonisë të jetë më e turbullt. Janë imponuar interesa të pjesshme që kanë rrënjë në të kaluarën dhe burimin e veprimit e kërkojnë në të kaluarën, kërkojnë tradhtarë”, deklaroi Stojan Andov, ish kryetarë i Kuvendit.
Në periudhën e ardhshme, ASHAM do të del me dokumentin “Prioritetet e Zhvillimit të ardhshëm në Maqedoni”, problemet në zhvillimin e ekonomik, arsim, problemet në sundimin e të së drejtës, kulturë, gjuhë dhe përdorimin e saj. Megjithatë në të kaluarën, vetë akademia ka qenë në qendër të kritikave si institucion i ndikuar nga politika ditore e pushtetit të kaluar.
