Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj e ka vazhduar fushatën në qytetin e Therandës.
Ai në këtë tubim ka thënë se njëra nga punët e para që do ta bëjnë, është që ta largojnë Serbinë nga Kosova.
“Njëra prej punëve të vendit tonë është që ta heqim Serbinë prej Kosovës, nuk do ta ketë më asnjë ndikim”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka premtuar se do ta krijojë një shtet ligjor, me gjykata, policë e ushtri që garantojnë siguri në vend.
Gjithashtu Haradinaj ka premtuar edhe përkrahje ndaj fermerëve, bizneseve, dhe ka ripërsëritur premtimet për rritje të pagave dhe përkrahje ndaj pensionistëve.
