Të gjithë kur duam të udhëtojmë në vende të ndryshme të botës, nëse kemi mundësi financiare rezervojmë hotele me 5 yje dhe shijojmë shërbimet e mrekullueshme që këto hotele ofrojnë.
Por ndoshta juve nuk ju kishte shkruar në mendje se egziston një hotel në Zvicër, me “Zero yje”. Në fakt “Zero Yje” është emri i hotelit në Zvicër, që të jep mundësinë që të shikosh qiellin dhe mallet pas asnjë lloj pengese.
Nata në hotelin njëdhomësh me krevat dopio kushton 306 dollarë në natë, shërbim që përfshin edhe një pije e mëngjesin të cilat shërbehen nga “maxhordomi” që është banor i zonës. Malet e Zvicrës janë pamja madhështore që ofron ky shërbim i ideuar nga vëllezërit binjakë Frank dhe Patrik Riklin dhe partneri i tyre Daniel Charbonnier.
