Sot lideri i BDI-së, Ali Ahmeti takon Ambasadorin e Shqipërisë për të bashkëbiseduar për situatën në vend dhe në Shqipëri, njofton TetovaSot. Takimi realizohet në vigjilje të zgjedhjeve parlamentare, por edhe për të kërkuar angazhimin e Tiranës si anëtare e NATO-së që ta ndihmoj Shkupin ne rrugën e vet drejt Brukselit. Ahmeti gjithashtu sot do të merr pjesë edhe në pritjen Britanike në Shkup me rastin e ditëlindjes së mbretëreshës Britanike.
Nesër lideri i BDI-së, Ali Ahmeti takon Ambasadorin norvegjez ndërsa gjatë javës se ardhshme do të zhvilloj takime me përfaqësues tjerë ndërkombëtar.
Siç mëson TetovaSot, Ahmeti nis një ofensivë të madhe për ta integruar Maqedoninë në NATO dhe kërkon mbështetjen dhe angazhimin e komunitetit Ndërkombëtar për ta ndihmuar aderimin sa me të shpejtë të Maqedonisë në Aleancën Veriatlantike.
“Ofensiva e Ahmetit për në NATO” është kthyer në një lloj shifre që paralajmëron skenare të montuara antishqiptare në Maqedoni, sepse paralajmërime të tilla ka pasur edhe para se të ndodhë Monstra, Lagja e Trimave, e kështu me radhë. Prandaj nuk është keq që muajve në vijim shqiptarët të jen më të kujdesshëm.
Reagimin më të mirë lidhur me “ofensivat” e Ahmetit për në NATO para disa ditëve e bëri aktivisti Arijanit Xhaferi duke e quajtur Ahmetin si “person” që gjatë 15 viteve të fundit nja 15 herë na ka integruar në BE dhe NATO. Për fat të mirë edhe shqiptarët që besojnë se Ahmeti është ndonjë faktor për në NATO janë gjithnjë e më pak.
