Mustafa: Rugova për neve, si Muhamedi për myslimanët e Krishti për katolikët

Kryetari i LDK, Isa Mustafa, ka thanë se të tjerët po pyesin se pse thirren në emnin e presidentit, Ibrahim Rugova.

“Na thirremi në emnin e Ibrahim Rugovës, sikur myslimanët që thirrën në emën të Muhamedit dhe të krishtenët për Jezus Krishtin”, ka thanë Mustafa, në tubimin e mbajtun në Viti.

“Rugova është udhërrëfyesi ynë”, ka shtue ai.
Ma tej për zgjedhjet e 11 Qershorit ka thanë se kanë zgjedhë njeriun e duhun – Avdullah Hotin.