Peticion, Fatime Fetai në vend të Marko Zvërlevskit

Drejtësi për të gjithë!”, me këtë moto, mbi 200 qytetarë deri tani e kanë nënshkruar peticionin online për emërimin e prokurores speciale të PSP-së, Fatime Fetain për prokurore publike republikane.

Megjithatë, për fat të keq, për simpatizantët e prokurores Fetai, ajo nuk i plotëson kushtet ligjore që të zgjidhet për prokuror shtetëror publik sepse sipas ligjit të prokurorëve publik, kandidati duhet të ketë më së paku tetë vite përvojë në gjykatë, ndërsa Fetai si prokurore punon jo më shumë se pesë vite.