Po të mos hapej kjo valixhe në aeroport, e dini se çfarë do të ndodhte me 330 “pasagjerë”? (foto)

Në Malajzi një situatë e fundit në Aeroport, i ka lënë këto të fundit tejet të shokuar. Një prej pasagjerëve kishte kaluar me një valixhe tejet të rëndë duke deklaruar tek autoritetet se janë gurë, por këto të fundit kanë nuhatur diçka dhe kanë kërkuar që valixhja të hapet.

Hapja e valixhes ka zbuluar se brenda tyre ishin 330 breshka të cilat ishin marrë për qëllime të trafikimit ushqimor gjë që është e ndaluar me ligj.

Të gjitha breshkat i përkisnin llojeve të ndryshme të rrezikuara nga zhdukja, por nuhatja e policëve i ka shpëtuar ato nga një trafikim i mundshëm ushqimor. Trafikimi i kafshëve në zhdukje është rritur në kohët e fundit në shumë shtete të botës.