Publikohet trajleri i klipit të këngës ‘Albanese’ të Sabri Fejzullahut (Video)

Ka disa ditë që është bërë e ditur që këngëtari Sabri Fejzullahu po vjen me këngë të re.
E ndërsa sot, ka dal edhe trajleri i klipit, dhe sipas burimeve te lajmi.net kënga do të publikohet të shtunën në ora 18:00.

Kënga është punuar nga Kreshnik Avdiu që ka bërë tekstin dhe muzikën kurse orkestrimin e ka kryer Shkumbin Azemi.

‘Albanese’ ashtu siç quhet kënga, është finalizuar me klip interesant nga ProVsm nga Dashnor Asllani dhe Visar Loku.

Një tjetër fakt që vlen të komentohet është stili interesant i rrobave të këngëtarit Fejzullahu.

VIDEO: https://www.facebook.com/modacityferizaj/videos/1034692213327481/