Rasti “Lagja e trimave”, mungon dëshmitari, anulohet seanca gjyqësore

Seanca gjyqësore për rastin “Lagja e trimave” në Kumanovë u anulua pasi gjykata nuk arriti të sigurojë dëshmitarin e vetëm të palës mbrojtëse, Shenasi Memetin.

Gjatë kësaj seance, Shenasi Memeti duhej të paraqitej si dëshmitar, si emër më i përfolur nga të akuzuarit.

Memeti ka pasur kontakte me disa pjesëtarë të Grupit të Armatosur, të cilët akuzohen për zhvillimet më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 në “Lagjen e trimave” në Kumanovë.