Teuta Arifi prezantoi propozim-vendimet për tejkalimin e situatës me vërshimet

Në mbledhjen e 3-të dhe urgjente të Qeverisë së RM, dedikuar gjendjes dhe masave emergjente për tejkalimin e situatës me vëlrshimet në f.Poroj u vondos pozitivisht dhe u miratuan të gjitha propozim vendimet e parashtruara nga Komuna e Tetovës.

Në seancën qeveritare përprara kabinetit qeveritar, referoi Kryetarja e Komunës së Tetovës, znj. Teuta Arifi e cila prezantoi propozim-vendimet për tejkalimin e situatës me vërshimet e 05.06.2017, të cilat unanimisht u miratuan nga qeveria.

Venbdimet të cilat u sollën në seancën e 3-të të Qeverisë së RM të mbajtur më datë 07.06.2017, janë si vijon:

– Vendim për miratimin e derivateve të naftës nga rezervat e miratuara, për Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim e cila është obliguar që të krzejë pastrimin dhe deponimin e prurjeve nga vërshimet.
-Vendim për përcaktimin e lokacionit për deponim të mbetjeve të dheut dhe baltës nga vërshimi i lumit të shpejtë në fshatin Poroj.
– Vendim për autorizimin e komisioneve për vlerësiin e dëmeve në bujqësi dhe infrastrukturë, nga raportet e të cilëve do të bëhet dëmshpërblimi i bujqëve dhe miratimi i mjeteve për sanimin e dëmeve në ifrastrukturë.

– Vendimk me të cilin obligohet komuna e Tetovës të gjejë materialet ndërtimore, kurse Armata e RM të bëjë ndërtimin e urës së drurit e cila pësoi gjatë vërshimeve si dhe sanimin e dëmeve të urës tjetër në anën e sipërme të fshatit.