Vdes një e burgosur në Idrizovë, është rasti i 6 në 6 muajt e fundit

Në burgun e Idrizovës ka vdekur një e burgosur 45 vjeçare nga Strumica, shkruan portali në gjuhën maqedonase SDK.

Informacionin për SDK e ka konfirmuar drejtori i burgut Zhivko Pejkovski.

Nga Janari deri më tash, është rasti i 6-të. Avokati i Popullit Ixhet Memeti ka ngre procedurë për të gjithë rastet e vdekjes nga fillimviti. Ai ka pohuar se të burgosurit vdesin për shkak sigurisë së keqe shëndetësore.