Xhaxhai i Muhaxherit i sulet gazetarëve: A jeni të lumtur tash?

Familjarët e LavdrimMuhaxherit, liderit të grupit të shqiptarëve që luftojnë në krah të ISIS në Siri kanë hapur dyert e mortit tashmë në Kaçanik pas konfirmimit të lajmit për vdekjen e tij, përcjell Albeu.com.

Ndërkohë, njëri prej xhaxhallarëve të Muhaxherit i është drejtuar gazetarëve të pranishëm në qytezë duke i thënë: A u kënaqët tash të gjithë?

Lavdrim Muhaxheri u vra mbrëmë pas një sulmi ajror nga amerikanët ndaj një furgoni me 13 persona brenda, terroristë të ISIS, pjesë e të cilëve ishte edhe ai.