Zyrtare: Leicester City emëron trajnerin për sezonin e ardhshëm (Foto)

Leicester City ka konfirmuar Craig Shakespearen si trajner të ri.

Shakespeare erdhi në gjysmë të sezonit si zëvendësues i Claudio Ranierit, por pati sukses duke e ngritur formën e skuadrës.

Kjo i ka pëlqyer shumë drejtuesve të “Dhelprave” që e kanë konfirmuar si trajner të ri të skuadrës për sezonin e ri.

“Craig Shakespeare është emëruar si trajner i përhershëm i Leicesterit, duke nënshkruar kontratë tri vjeçare me klubin”, thuhet në njoftimin e klubit.

I lumtur me nënshkrimin e kontratës është shprehur edhe trajneri anglez.