1 Prill, Crotone kishte vetëm 14 pikë pas 29 ndeshjesh. Kishin mbetur edhe 9 ndeshje për t’u luajtur, 8 pikë
nga vendi i katërt nga fundi, që mundësonte qëndrimin në kategori. Ende për të luajtur kishin mbetur
ndeshjet kundër Juventusit, Interit, Milat, Lazios, Torinos e Sampdorias, ndeshje tepër të vështira.
Çuditërisht, Nicola nuk ishte shkarkuar ende nga detyra e trajnerit, pavarësisht se ishte në fund të tabelës
gjithë sezonin, ku zakonisht në Serie A kjo gjë nuk ndodh.
Crotone, viti i parë në Serie A, dhe kishte shitur të gjithë lojtarët kryesorë që i siguruan ngritjen në kategorinë
kryesore të futbollit italian. Plus, ata ishin detyruar të luanin 2 muajt e parë ndeshjet brenda 1000km larg
shtëpisë së tyre, pasi stadiumin nuk e kishin ende gati.
Nicola bëri një premtim në Prill: “Nëse ne shpëtojmë, do shkoj me biçikletë nga Crotone(pjesa jugore e
Italisë) në Torino(pjesa veriore e Italisë), rreth 1300km.”
Pas këtij premtimi, Crotone pati një periudhë të pabesueshme. Duke llogaritur vetëm 9 ndeshjet e fundit,
Krotone grumbulloi më shumë se të gjitha ekipet e tjera, edhe më shumë se kampionët e Juventusit.
Ndeshja e fundit. Crotone priste Lazion. Ishin ende 2 pikë nga Empoli, një vend sipër tyre, i cili luante me
Palermon, tashmë të rënë nga kategoria. Jo vetëm kaq. Shto këtu edhe sistemin italian, i cili sipas llogarive
do i jepte Palermos 15 milionë euro më shumë nëse Crotone rrëzohej nga kategoria, dhe jo Empoli. Pra,
Palermo nuk kishte asnjë motiv për të mundur Empolin.
6/9/2017 Historia e jashtëzakonshme e trajnerit të Crotones Sport Peshku pa ujë
https://peshkupauje.com/t/historiaejashtezakonshmeetrajnerittecrotones/2693/print 3/4
Crotone 31 Lazio. Palermo barazonte 00 me Empolin deri në minutën e ’75. Në fund të ndeshjes, Palermo
21 Empoli. Crotone shpëtoi nga rrëzimi një kategori më poshtë.
Nicola thotë se do e mbajë premtimin e tij. Këtë fundjavë do fillojë me biçikletë rrugën nëpër Itali, nga
Taranto, Bari, Pescara, Ancona, Livorno, Genova dhe në fund Torino. Pse pikërisht në këto qytete? Sepse aty
ka kaluar karrierën e tij si lojtar dhe trajner.
Etapa e fundit në ciklin e tij, Vigone, qytet afër Torinos, aty ku ai jetonte dikur. Por kjo nuk është e gjitha. Në
atë qytet, në Vigone, 3 vite më parë, djali i tij 14 vjeçar po ecte me biçikletë, kur e përplasi një autobus dhe i
mori jetën.
Davide Nicola do tregojë se ka vend për hijeshi edhe pas pikëllimit më të madh.
La vita è bella
Sport Historia e jashtëzakonshme e trajnerit të Crotones
