Ambasadori Bejli sot do të promovojë monumentin përkujtimor në parkun Pelister

Ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Jess Baily, sot do ta promovojë monumentin përkujtimor në rrugën nga Lufta e Parë Botërore në Parkun nacional Pelister.

Siç kumtuan nga Ambasada, ky event thekson rolin e SHBA-së në Maqedoni dhe të Ballkanit gjatë Luftës së Parë Botërore, njofton MIA.

Bejli do t’iu drejtohet të pranishmëve me rasitin e 100 vjetorit nga përfshirja e SHBA-së në Luftën e Parë Botërore, ndërsa do të flasë edhe për rëndësinë e marrëdhënieve euroatlantike.

Ambasadori me këtë rast do t’iu dorëzojë fletë falenderimi personave të cilët kanë ndihmuar në realizimin e kësaj ngjarje.