Gazetari i RTK-së dëshmon në Prokurorinë e Maqedonisë për 27 prillin

Prokuroria Themelore Publike e Maqedonisë ka filluar sot të mbledhë edhe dëshmitë e gazetarëve që përjetuan nga afër ngjarjet e dhunshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Para prokurorisë sot është ftuar të dëshmojë korrespondenti i RTK-së,Besnik Iseni.
Ai për rreth 1 orë ka prezentuar dëshmitë e tij lidhur me brutalitetin dhe dhunën fizike të ushtruar në Kuvend nga huliganët maqedonas ndaj disa politikanëve dhe përfaqësuesve të medias.

Iseni ka theksuar para prokurorisë se ngjarjet e përgjakshme në Kuvend ishin tentim për likuidim fizik të politikanëve të caktuar dhe sulm ndaj gazetarëve gjatë kryerjes së detyrës së tyre profesionale.
“Gazetarët mbrëmjen e 27 prillit në Kuvend u sulmuan verbalisht dhe fizikisht.
Ata u mbajtën peng me orë të tëra per t’ju penguar fjalën e lirë.

Autorët e këtij krimi vendin e kanë në burg e jo të shëtiten të lirë”, ka nënvizuar korrespodenti i RTK-së gjatë dhënies së dëshmisë së tij, shkruan Gazeta Lajm.
Ai së bashku me disa gazetarë të tjerë u ndodhën në hapsirat e Kuvendit të Maqedonisë mbrëmjen e 27 prillit.

Për këto ngjarje ditët në vijim pritet të dëshmojnë në Prokurori edhe 10 përfaqësues të mediave të ndryshme.