Udhëheqësi i Katalonjës, Carles Pudzdemon ka njoftuar se referendumi mbi pavarësinë e rajoneve spanjolle do të mbahet më 1 tetor.
Mirëpo, një gjë të tillë e ka kundërshtuar Qeveria në Madrid duke thënë se kjo nuk është e mundur të ndodhë.
Pudzemon ka thënë se ky referendum tregon se Katalonia dëshiron të jetë një shtet i pavarur, transmeton lajmi.net.
Ai nuk ka nënshkruar dekret për referendum në Gjykatën Kushtetuese të Spanjës dhe kjo do të çoj në konflikt me ligjin të gjithë ata që janë të përfshirë.
Qeveria spanjolle ka thënë se nuk do të lejojë të mbahet një referendum i tillë dhe se do të ndërmarrin masa për ta parandaluar atë.
“Sa të jem unë kryeministër kjo nuk do të ndodhë”, ka thënë Mariano Rajoy.
73.6 për qind të katalunasëve kanë mbështetur këtë referendum.
