Kina po mbledh gomerët e botës, çmimi arrin 1 000 euro në Shqipëri

Xhelatina e prodhuar nga gomarët është një përbërës kyç i një prej “lëndëve” tradicionale të preferuara të Kinës, të njohur si ejiao, e cila është përdorur për të trajtuar një sërë sëmundjesh, që nga ftohjet deri te pagjumësia.

Por pasi që zhvillimet po shkojnë drejt energjisë dhe industrisë së përparuar dhe larg nga bujqësia tradicionale, numri i gomarëve është në rënie, shkruajnë mediat e huaja.

Ndërkohë, mungesë gomerësh ka edhe në Shqipëri. Të dhënat tregojnë se ata po mungojnë në të gjithë qytetet e vendit, por shihen më shpesh në Korçë, Elbasan dhe Fier.

Kjo mungesë ka bërë që çmimi i një gomari të arrijë deri në 1 000 euro në treg.

Po sipas medieve të huaja, statistikat shtetërore tregojnë se numri i tyre ka rënë nga 11 milionë deri në gjashtë milionë gjatë 20 viteve të fundit.

E Kina tani është gjithnjë në kërkim të tyre nga Afrika për të rritur rezervat e saj, dhe po importon gomarë nga vende në të gjithë kontinentin. Por lulëzimi tregtisë është ballafaquar me disa pengesa.

Nigeri kohët e fundit u bë shteti i fundit i Afrikës i cili ka bërë ndalimin e eksporteve të gomarëve, pas një rritje të shitjeve drejt Kinës.