Qenan Aliu: Fraksion politik i sajuar në Vmro-Dpmne !

…,,Fraksioni,, i shpërfaqur brënda VMRO-DPMNE-së , nuk ka të bëjë me ndonjë grup anëtarësh me plotkuptimin e fjalës të ,,rebeluar,, , por frakcion i sajuar për të vepruar për rreforma në parti dhe për rikonsolidimin e rradhëve për zbatimin e zgjedhjeve të organeve të partisë.

Pra e gjith kjo do të relizohet në bazë të një pijar-strategjie të hartuar si rëndom, për më shumë për tu shitur në opinion se vërtetë fjala është për kritikues të establishmentit aktual partiak.

Do të veni re, se ky fraksion në vazhdimësi do të thiret me narativin duke e quajtur kupollën aktuale vetëm si dështuese e cila edhe pse partia doli fituese por u kthye në humbës. Do ta theksojnë me ta madhe se viteve të fundit nuk ka patur demokraci brenda partisë dhe se nuk është vlerësuar mjaftueshëm kontributi i një numri të madhë të aktivistëve sipas tyre për vitalitetin politik të partisë.

Por ky fraksion asnjëherë nuk do të thiret publikisht për kriminalitetin ekonomik e finansiar të bërë nga paria e Dpmne-së dhe nuk do të kërkojnë hapur në vazhdimësi që drejtësia të funksionojë dhe se të dyshuarit sipas provave të ndëshkohen nga ligji dhe gjykatat.
Kjo padyshim se bëhet me dijen e plotë të Nikolla Gruevskit dhe akrabasë së tijë , në të kundërtën nuk do të guxonte askush të mbajë konferencë për shtyp në baroc rezidencën e Dpmne-së për të sulmuar dinastinë e kësaj partie.

Kështu që me këtë formë të veprimit kjo parti do të synojë të reformohet me kuadro të rinjë duke freskuar skajshmërisht rradhët në organet e partisë dhe gradualisht duke krijuar atmosferë që Nikolla Gruevski të tërhiqet nga kupolla.

Krejt kjo për shkak të skenimit të gjendjes në parti dhe atakimit të sajë në forma diplomatike për izolimin politik total të partisë nga faktori ndërkombëtarë pa rikonsolidim me resurse të reja kadrovike dhe me retorikë tjetërfare politike.