Një 22 vjeçar nga Gostivari me inicialet K.G. dje pasdite rreth orës 19 ka raportuar se një orë më parë, në rrugën “Tode Gerard” para klub palestrës në Gostivar, është sulmuar fizikisht nga 3-4 persona të panjohur.
Pa shkak dhe rast, të panjohurit e kanë sulmuar atë me grushta në kokë dhe trup dhe i kanë shkaktuar lëndime të dukshme,ata e kanë sulmuar edhe vëllain e tij i cili ka qenë në afërsi dhe pastaj me shpejtësi janë larguar nga vendi.
Nga SPB e Tetovës njoftojnë se janë duke u marrë masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifimin e të involvuarëve të cilët do të përballen me drejtësinë.
