Tajsoni shqiptar mbështetje të fuqishme për Albin Kurtin (Foto)

Boksieri i njohur shqiptar, Nuri Seferi ka takuar Albin Kurtin, të nominuarin e Vetëvendosjes për kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e 11 qershorit, njofton agjencia e lajmeve INA.

Në një foto që po qarkullon në rrjetet sociale, Kurti e Sheferi janë përshëndetur në një mënyrë të vecant, duke bërë me duar shqiponjën me krena.

Tajsoni shqiptar gjatë këtij muaji ka vizituar edhe selinë qëndrore të Vetëvendosjes në Prishtinë, ku është takuar me Kryetarin e Vetëvendosjes Visar Ymeri, me Krasniqin dhe me disa aktivistë të tjerë të kësaj lëvizje.

Seferi ka pohuar mbështetjen e tij ndaj të gjithë politikanëve që mbrojnë interesat kombëtare duke dhënë edhe vetën në shërbim të idealit.