Vajza e Shyhrete Behlulit, Engjëllusha Salihu sjell “Kanagjegjin” (Video)

Këngëtarja e re Engjëllusha Salihu ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

“Kanagjegji” mban titullin kënga e saj e re ,e punuar nga Miti Geci, ndërsa vargjet e tekstit i ka shkruar Nexhmie Muhaxheri.

Ndonëse po i këndon kanagjegjit, vajza e Shyhrete Behlulit është ende beqare, por edhe pse e tillë ka sjell mjaft mirë atmosferën e kanagjegjit në klip.

Klipi i këngës është punuar nga produksioni kosovar EMF Creative.