Bën tatuazh në sy pasi nuk kishte vend tjetër në trup (FOTO)

Një burrë ka mbuluar të gjithë trupin e tij me mijëra tatuazhe. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, ai ka bërë edhe një tatuazh në sy duke e ngjyrosur me bojë të kuqe. Tattboy Holden nga Adelaide, e ka bërë tatuazhin e parë në vitin 1987.

Që atëherë ai ka shpenzur 100.000 dollarë duke e kthyer trupin e tij në një pikturë. Por pavarësisht gjithë këtyre “çmendurive”, ai thotë se nuk ka ndërmend të ndalet me kaq. “Unë nuk them kurrë që do të ndalem këtu. Nëse ka ende ndonjë vend bosh në lëkurën e trupit tim do të shtoj një tjetër tatuazh”, ka thënë ai për Daily Mail.