Gjermania ‘shkatërron’ San Marinon me një ‘shtatëshe’, Mustafi kontribuon me një gol (Video)

Kombëtarja e Gjermanisë ka mposhtur San Marinon me rezultat të thellë 6-0.

Skuadra kombëtare e drejtuar nga Joachim Loew ka fituar edhe ndeshjen e gjashtë, nga po gjashtë ndeshje të luajtura në Grupin C, në kuadër të kualifikimeve për botërorin “Rusia 2018”.

Gjermani arriti të sigurojë fitoren qysh në pjesën e parë duke shënuar plot katër gola, ku i pari erdhi në minutën e 11 nga Julian Draxler, i cili shënoi një supergol për 1-0.

Wagner kompletoi het-trikun ne ndeshje ndaj San Marinos

Pas Draxlerit radha erdhi për sulmuesin Sandro Wagner, i cili shënoi dy gola (16’, 29’), nga asistimet e Joshua Kimmich dhe Amin Younes, duke thelluar epërsinë në 3-0.

Goli i katërt erdhi nga talenti i Ajaxit, Younes, i cili shënoi në minutën e 38 nga afërsia për 4-0 dhe dërgoi kombëtaret në pushim me këtë rezultat.

Mustafi festoi golin e shënuar së bashku me Emre Can

Në pjesën e dytë listës së shënuesve iu bashkua edhe mbrojtësi me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 47 për 5-0.

Goli i gjashtë erdhi në minutën e 72 nga Julian Brand, ndërsa sulmuesi Wagner kompletoi het-trikun në minutën e 86 dhe vulosi rezultatin përfundimtar dhe fitoren 7-0 të Gjermanisë.